Konjufca:U kërkuam falje ambasadorëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka deklaruar se veprimet e VV-së ditën që u arrit ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend nuk e kanë dëmtuar aspak imazhin e Kosovës.

 Ai thekson se veprimet e saj janë të pallogaritshme nëse krahasohen me atë që i është bërë Kosovës me këtë marrëveshje. Konjufca shpreh keqardhje për ambasadoren amerikane dhe për çdo diplomatë të huaj nëse kanë pasur vështirësi atë ditë për të hyrë në Kuvend, por vështirësitë ishin për mos ratifikimin e marrëveshjes dhe jo për ndalesën e tyre. 

 Ai ka thënë se i kanë kërkuar falje ambasadores Tracey Ann Jacobson. 

“Kërkimfalja ka qenë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! Nuk di çfarë të bëj më shumë përpos kërkimfaljes”, ka thënë Konjufca në intervistën për “Epokën e re”.

Kritikat e vendorëve dhe ndërkombëtarëve lidhur me veprimet e fundit të Vetëvendosje!-s, Konjufca i ka vlerësuar tendencë për ta zhvendosur vëmendjen karshi përmbajtjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi. /albeu.com/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button