Shkupjanit ia vjedhin 9.000 euro

Shkupjani njëzet e shtatë vjeçar R.K. para dy ditësh ka mbetur pa 550.000 denarë. Policia informon se një person i panjohur ka hyrë në banesën e tij në Shkup që gjendet në rrugën Petar Acev.

Hajduti është ngjitur në terasë dhe ka hyrë në banesën që gjendet në katin e parë. Nga banesa e shkupjanit hajduti ka marrë 5.000 euro, stoli ari, dy kompjuterë dhe një fotoaparat, duke e dëmtuar R. K. për 550.000.

Lajme të ngjashme

Back to top button