Takimi i parë Ivanov – Papulas

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë në Zagreb është takuar me homologun e tij grek, Karolos Papulas, raporton MIA.

Ky është takimi i parë mes presidentëve të Maqedonisë dhe Greqisë. Takimi u mbajt gjatë festimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.

“Me iniciativën time, për herë të parë u takuam me presidentin grek dhe hapur biseduam si njerëz të dy shoqërive, për qytetarët tanë dhe si mundemi që ne si president të kontribuojmë për një bashkëpunim më të mirë mes dy shoqërive, sepse duhet t’i ndjekim marrëdhëniet e mira, trendet e mira të cilat filluan të bëhen mes qytetarëve e të dyja shteteve”, deklaroi presidenti Ivanov pas takimit në Zagreb.

Papulas, sipas presidentit të Maqedonisë, ka premtuar takim të ri.

“Mbeti ta vazhdojmë bisedimin. Premtoi se do të ketë edhe mundësi tjetër që përsëri të bisedojmë. Kështu që, këtë e shoh si një depërtim të madh, sepse që nga pavarësia jonë e deri më tani, nuk ka pasur takim mes presidentit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë”, theksoi presidenti Ivanov.

Kreu i shtetit, i cili mbrëmë në sheshin e Zagrebit “Bane Jelaçiq”, morri pjesë në festimin qendror të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian, dërgoi urime deri tek qytetarët e vendit për çdo të mirë dhe zhvillim në të ardhmen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button