ASHAM: Lustrimi është bërë mjet kundër identitetit maqedonas

Lustrimi i shkrimtarit maqedonas Sllavko Janevski ka futur në sherr Komisionin për Verifikimin e Fakteve dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ka qenë Akademia e para që ka akuzuar Komisionin për Verifikimin e Fakteve se me këtë veprim Komisioni ka goditur identitetin maqedonas, si dhe rendin ligjor dhe kushtetues të shtetit, ndërkohë që  menjëherë ka ardhur përgjigja nga Komisioni, i cili i ka quajtur të paargumentuara qëndrimet e  ASHAM-së.

 ASHAM ka kërkuar nga Komisioni të anulojë vendimin, edhe pse sipas tyre kjo nuk do të zvogëlonte dëmin e shkaktuar. Por  zëdhënësi i Komisionit, Predrag Dimitrovski ka theksuar në një deklaratë se me gjithë respektin ndaj personave dhe institucioneve të cilët reaguan në opinion në lidhje me seancën e fundit të Komisionit dhe vendimet e marra në të, qëndrimi i Komisionit është  se qëndrimet e tyre nuk bazohen në njohjen e fakteve dhe për këtë shkak i hedhin poshtë si të pa argumentuara.

“Komisioni nuk pranon të bëhet pjesë e debateve të imponuara për vlerësimin e personaliteteve dhe veprave të cilat dalin nga korniza ligjore. Gjithashtu, nuk pranon akuzat për prishjen e renomesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe shtrembërim të identitetit maqedonas”, ka deklaruar  zëdhënësi i Komisionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button