Probleme me recetat elektronike, Ministria kërkon falje

UPDATE:

Gjatë ditës së sotshme janë vërejtur disa probleme anësore te receta elektronike dhe dëshirojmë që tu kërkojmë falje të gjithë atyre të cilët për shkak të mangësive janë shqetësuar gjatë realizimit të nevojave të tyre, i kanë realizuar me vështirësi ose nuk kanë arritur t’i realizojnë, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë, duke vlerësuar se edhe përskaj kësaj, sot me sukses ka filluar sistemi “Sistemi nacional për evidencë elektronike në shëndetësi”.

“Ministria dëshiron që të theksojë se ky është i pari dhe i vetmi sistem i tillë, që është implementuar ndonjëherë në ndonjë sistem shëndetësor. Sot kemi numër maksimal në realizimin e të dhënave në gjithë historinë e Republikës së Maqedonisë. Problemet që u paraqitën kanë të bëjnë më shumë me jopërputhshmërinë dhe jooptimizimin e programeve të cilat i përdorin mjekët e mjekësisë primare me programin e ministrisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Për shkak të kësaj, në orën 18:00 do të mbahet mbledhje me të gjitha kompanitë programike për t’i tejkaluar problemet.

_______________________________________________________________________

Prej sot fillon me punë sistemi i recetave elektronike të ilaçeve, si pjesë e sistemit të integruar informatik shëndetësor. 

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka informuar se duke fillura prej sot, pacientët që do të duan të blejnë ilaçe me rekomandim të mjekut, duhet t’i japin farmacistit vetëm numrin e amzës ose atë të librezës shëndetësore. 

Sistemi do të funksionojë në mënyrë që mjeku amë do të rekomandojë në mënyrë elektronike ilaçin, ndërsa pacientit i mbetet vetëm t’i japë të dhënat në farmaci. 

Sipas ministrisë, me sistemin e ri do të eliminohen dokumentacionet e shumta, e poashtu do të ketë evidenca më të mirë për atë që ndodh në sistemin shëndetësor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button