Prej sot energjia elektrike më e lirë për 4.48 përqind

Prej sot energjia elektrike për konsumatorët do të jetë më e lirë për 4.48 përqind. Ky është vendimi që të premten ka  marrë Komisioni Rregullues i Energjisë, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm. Kështu energjia elektrike për amvisëritë në vlerën e saj mesatare do të ketë çmimin prej  4.731 sdenar për kilovat orë.

Institucioni rregullator i Energjisë fillimisht kishte propozuar zbritjen e çmimit për 5,24 përqind, por kompanitë energjetike e kontestuan këtë vendim. 

Zbritja e çmimit ndërkaq është shpjeguar më tepër si pasojë e faktorëve korrektues të të ardhurave të kompanive energjetike se sa me rënien e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button