Kryeministri Thaçi, uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, përgëzon Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët islamë të Kosovës.
Në mesazhin e urimit thuhet:

I nderuari Myfti Tërnava,
Të nderuar besimtarë të besimit islam,

Jam i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, të shpreh urimet e sinqerta për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, Juve dhe gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.

Edhe këtë vit, ashtu si edhe për vitet në vijim, urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.

Urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.

Sakrifica, toleranca dhe solidariteti urojmë që të përcillen te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përgjatë këtij muaji të shenjtë.

Këto mesazhe që përcjell muaji i shenjtë i Ramazanit, për qytetarët e Kosovës përkujtojnë sakrificën dhe angazhimin e të gjithë qytetarëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Muaji i Ramazanit, këtë vit Republikën e Kosovës e gjen në thellimin e përkushtimeve institucionale për konsolidimin dhe forcimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, në angazhimet për forcimin e shoqërisë demokratike, duke përmbushur agjendën evropiane dhe euroatlantike të integrimit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.

Lajme të ngjashme

Back to top button