Juventusi pas dy shqiptarëve, Shaqirin e Mustafin

Kampioni i Italisë, Juventusi, gjatë kësaj vere ka gjasa të bëhet me dy futbollistë shqiptarë. Ekipi torinez po e kërkon mesfushorin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqirin dhe mbrojtësin e Sampdorias, Shkodran Mustafin.

Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, skuadra e Antonio Contes po vazhdon përpjekjet për angazhimin e reprezentuesit zviceran, i cili kundër Hundurasit shënoi het-trik.

Por, Juventusi duhet ta mposht konkurrencën e Liverpoolit për ta transferuar Shaqirin, kartoni i të cilit kushton rreth 15 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button