U miratua autorizimi i MSA me Kosovën

Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën. 

Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button