Mehmeti i përgjigjet Gruevskit: vendimi eventual për dalje nga Qeveria do jetë i BDI-së

Deklaratë për poena politike në kushte kur përjetuam dështimin e radhës në procesin euro-integrues. Kështu deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja e ka vlerësuar deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski se Evropa po dërgon sinjale se do ta tërheq BDI-në nga qeveria nëse Maqedonia nuk lëshon pe për emrin.

“Nuk mendoj se këtë deklarate duhet komentuar në veçanti, sepse më duket si deklarate për nevoja të politikës ditore, ne kushte kur përjetuam dështimin e radhës në procesin euro-integrues. Parimisht, BDI është subjekt politik me vazhdimësi dhe konsistencë në qëndrimet dhe veprimet politike. Pjesëmarrjen tonë në Qeveri e përcakton vullneti i zgjedhësve shqiptarë, ndërsa vendimi për braktisje eventuale të Qeverisë do të jetë rezultat i analizave serioze dhe vendim i forumeve politike te partisë” tha Devaja për Portalb.

Partnerët e koalicionit janë paraqitur me qëndrime të ndryshme sidomos pas mos-marrjes së datës madje as mos-përmendjes së Maqedonisë në konkluzat e Samitit të Bashkimit Evropian.

Deputeti i VMRO-së, ish ministri i jashtëm Antonio Milloshoski kërkoi nga i pari i euro-integrimeve Fatmir Besimi që të dorëhiqet pas fiaskos me këtë Samit.

Ky i fundit doli me kundër-përgjigje duke i thënë mos jetë emocional dhe të mos bëjë politikë ditore. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button