Tuna dhe Cozman: “Nuk po presim asnjë fëmijë”

Reperi shqiptar Cozman dhe e dashura e tij, këngëtarja Tuna, kanë hedhur poshtë lajmin e përhapur se ata do të bëhen prindër. 

Në rrjetin social “Twitter”, Tuna dhe Cozman janë shprehur të irrituar se lajmi është i rremë , pasi nuk po presin asnjë fëmijë. “Njerëz të mallkuar e të çmendur. Si mund të konfirmoni diçka që nuk është e vërtetë? Gazetat Shqiptare, ndaloni duke bërë thashetheme”, – u shpreh Cozman në “Twitter”. 

Tuna dhe Cozman njihen për hitin e tyre “Fenix”, që konsiderohet prej hiteve më të bukura shqiptare në vitet e fundit, e që ka rreth 20 milionë klikime në “YouTube”.

Lajme të ngjashme

Back to top button