Sot vendoset për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim të Kosovës

Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, raporton RTK.

Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.

Dje po ashtu, liderët e BE-së parimisht i dhanë sinjalin se mund nisjen negociatat për anëtarësim me Serbinë në BE, kurse sot pritet vendimi për Kosovën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button