Jolevski nuk pret, merr mbrojtjen nga Xhaferi
Duket se Zoran Jolevski e ka pasur me ngut. Vetëm pak minuta pas votimit të Qeverisë së re, ministri i ri i mbrojtjes ka organizuar procedurën e pranim-dorëzimit të postit, duke marrë kështu drejtimin e mbrojtjes nga ministri i deritanishëm i BDI-së, Talat Xhaferi.
“Unë jam përcaktuar që bashkë me ju të vazhdojmë rrugën e reformave, me qëllim që ti fitojmë benefitet e shoqërisë demokratike, të cilat janë njëkohësisht edhe vlera të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe botës moderne në përgjithësi”, ka thënë Zoran Jolevski, ministër i ri i mbrojtjes.
Ministri i deritanishëm Talat Xhaferi theksoi se pret që pasardhësi i tij ti vazhdojë dhe përmbyll proceset e nisura.