Ja si do të qarkullojnë autobusët për Bajram

Për shkak të Festës së Ramazan Bajramit, festë shtetërore në Maqedoni, JSP-Shkup, informon se autobusët do të qarkullojnë në këtë mënyrë:

Me datë 8 gusht 2013, e enjte, autobusët do të qarkullojnë me orar të së dielës. Ndërsa linja 59 prej Lisices së Re dhe Kisella Vodës deri tek varrezat në Butel nuk qarkullon fare.

Me datë 9 gusht 2013, e premte, autobusët do të qarkullojnë me rend dite të ndryshueshëm edhe atë:

Linja numër 18A, nuk qarkullon fare; linja numër 32 nuk qarkullon; linja numër 47A, 51 dhe 55 qarkullojnë me orar të së shtunës.

Për informata më të hollësishme qytetarët të paraqiten në 02/3173-224./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button