Asfaltohen pjesë të rrugës Strugë-Dibër

 Kohë më parë ka filluar shtrimi me asfalt i  pjesëve të rrugës Strugë- Dibër, gjë që do të mundësoj  siguri më të madhe gfjatë udhëtimit në këtë aks rrugor. Aktualisht  po punohet në asfaltimin e aksit Xhepishtë- Dibër të kësaj rruge, ndërkaq paraprakisht  me asfalt të ri është shtruar edhe një pjesë e aksit të rrugës nga Glloboçica deri në fshatin Veleshtë të Strugës.

Kur jemi tek shtrimi me asfalt i kësaj rruge, duhet të theksohet fakti, që në aksin rrugor Glloboçicë-Strugë, punimet janë ndërprerë  dhe rruga nga fshati Veleshtë deri në  fshatin Vranishtë ende nuk është përfunduar. Por , nga ana tjetër mësohet se po punohet në pjesën tjetër të kësaj rruge, nga Xhepishti deri në Dibër.

Asfaltimi i kësaj rruge nuk ka ecur pa probleme, sepse paraprakisht ishin asfaltuar 24 kilometra të këtij aksi nga Xhepishti deri në Glloboçicë, dhe e urës në afërsi të këtij vendbanimi, por si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve, ishte prishur kontrata me sipërmarrjen që kryente punimet dhe tani punimet kryhen ngaa një kompani tjetër.

Në këso kushtet rruga ka mbetur në gjendje të keqe dhe e rrezikshme për pjesëmarrësit në trafik. Në gjendje shumë të keqe janë lënë edhe urat e kësaj rruge dhe sidomos ura në hyrje të fshatit Vranishtë dhe në fshatin Veleshtë,  e cila më në fund është rehabilituar.

Pa përfunduar ka mbetur gjithashtu udhëkryqi në hyrje të Strugës, i cili është gërvishtur për t’u asfaltuar dhe ka mbetur i tillë, duke penguar në masë të madhe trafikun normal në të.

Lajme të ngjashme

Back to top button