Këshilli Gjyqësor nuk zgjodhi kryetar, reagime për tensionet dhe grindjet në institucionin e lartë gjyqësor

Shtatë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët dje me vetëm 6 vota me propozim të zëvendësit të saj Selim Ademi e shkarkuan kryetaren Vesna Dameva, tani nuk mund të sigurojnë dhe votën e tetë për të zgjedhur kryetarin e ri, prandaj e kanë shtyrë seancën për 2 maj, njofton Portalb.mk.

Selim Ademi u ankua se seanca duhet të shtyhet pasi që nuk ishin të gjithë anëtarët, edhe pse të pranishëm ishin 12 anëtarë të Këshilli Gjyqësor me të drejtë të plotë vote.

Kryetarja e shkarkuar Vesna Dameva, proceduralisht e pyeti Ademin pse kërkon shtyrje prej dy ditësh, a bëhet kjo për të arritur shumicën prej 8 votash për kryetar të ri?

“Ja do t’ju ​​japim dy ditë, do të shohim nëse do të arrini shumicën e nevojshme. Çfarë mund të ndryshohet pas dy ditësh? Nuk kishim kohë të mjaftueshme për të ndërtuar një qëndrim? Epo atëherë ne nuk e meritojmë të ulemi në këtë trup. Dje është dashur të na mbroni të gjithëve nga presionet e jashtme”, tha Dameva.

Selim Ademi, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor
Selim Ademi, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor

Zakonisht, si para çdo seance, sigurimi në hyrje para orës 11 regjistroi gazetarët, fotoreporterët e pranishëm, por edhe pas më shumë se një ore ata qëndruan para dyerve të Këshillit Gjyqësor në pritje të thirrjes për fillimin e seancën.

Nga ana tjetër, sigurimi njoftoi shumë shpejt gazetarët se seanca do të fillojë në orën 13.00.

Një pjesë e ekipeve gazetareske të pranishme që kanë mbërritur para godinës më herët se ora 11:00, kur ishte caktuar nisja, dëshmojnë nga dritaret e hapura ku ndodhen ambientet e Këshillit Gjyqësor se për një periudhë të caktuar janë dëgjuar argumente në të cilat thoshin “kjo është anarki”, “jo nuk mund të jetë kështu”…

Pendarovski: Skenat nga seanca nuk i kanë hije Këshillit Gjyqësor, duke pasur parasysh kompetencat e tij

Presidenti Stevo Pendarovski dha mendimin e tij për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor.

Në një deklaratë nga Vila Vodno, thuhet se skenat në Këshill nuk i përshtaten organit që ka rol përgjegjës në përzgjedhjen, punën dhe shkarkimin e gjyqtarëve.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Me veprime të tilla ulet edhe më shumë besueshmëria, jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e presidencës, duke shtuar se:

“Lidhur me pyetjet për zgjedhjen e Vesna Damovës dhe Selim Ademit për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, ju njoftojmë se në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentit dhe pas konsultimeve, Vesna Damova i është propozuar Kuvendit për anëtare të Gjyqësorit. Këshilli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 si propozim që vjen nga radhët e juristëve të shquar. Selim Ademi është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor me propozim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ministria e Drejtësisë kërkon ta shohë procesverbalin e seancës së djeshme

Mënyra se si u shkarkua dje Dameva shkaktoi reagime tek një pjesë e opinionit profesional, por edhe te sektori joqeveritar.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

“Përkatësisht, as Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe as Rregullorja e punës nuk parasheh procedurë për shkarkimin e kryetarit. Ministria e Drejtësisë njoftoi po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor është organ autonom dhe i pavarur që duhet të sigurojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, kjo që po ndodh aktualisht, në masë të madhe  do të ndikojë në besimin e mëtutjeshëm  të qytetarëve në gjyqësor. Për të marrë më shumë informacione, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Këshillit Gjyqësor që të dërgojë në këqyrje procesverbalin e seancës së 438-të, si dhe Rendin e miratuar ditor. Shpresojmë dhe urojmë që situata e përgjithshme të tejkalohet dhe Këshilli Gjyqësor të jetë organ që do të kujdeset për reputacionin e gjyqësorit”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Antikorrupsioni: Të shqetësuar seriozisht për ngjarjet në Këshillin Gjyqësor

Në lidhje me zhvillimet e djeshme në Këshillin Gjyqësor të RMV-së, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e konsideron të nevojshme që publikisht të shprehet për rastin konkret.

Sipas antikorrupsionit, duke marrë parasysh pozicionin e Këshillit Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor që duhet të avokojë për respektimin pa kompromis të parimit të shtetit të së drejtës dhe për sigurimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtyllë e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësimin serioz për ngjarjet e seancës së Këshillit Gjyqësor, për të cilën u prezantuan edhe video incizimet në media.

Komisioni i Antikorrupsionit, foto: Borçe Popovski
Komisioni i Antikorrupsionit, foto: Borçe Popovski

Koalicioni “Të gjithë për një gjyqësi të drejtë” është përgjigjur dje se për shkarkimin e Damevës nga kryetarja është dashur të shkarkohet nga një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe për këtë, theksuan, nevojitet një procedurë e përshtatshme për procedim disiplinor në të cilat, kur ndodh shkarkimi, kërkohen tetë vota “për”, pa llogaritur atë të propozuesit. Në anën tjetër, Dameva u shkarkua nga Presidenca vetëm me shtatë vota, duke përfshirë edhe nënkryetarin që inicioi shkarkimin.

Kujtojmë se dje, në atmosferë të tensionuar, disa prej anëtarët kërkuan që të shkarkohet Dameva, pasi që e ka fshehur letrën që e ka dërguar ambasadorja amerikane Anxhela Ageler deri te autoritetet gjyqësore, ka bërë përçarje dhe është sjellë sikur institucioni të jetë i saj, derisa Dameva tha se shkarkimi i saj është për shkak të pikave sensitive lidhur me përgjegjësinë e gjykatësve që është dashur të vendosen në rend të ditës dhe të votohet shkarkimi i tyre.

Askush e ka konfirmuar dhe demantuar se arsyeja është vendosja në procedurë të seancës pika për shkarkimin e gjykatësit Enver Bexheti, i cili nëntë muaj e ka mbajtur në sirtar lëndën “Target-Fortesa” ku i akuzuar është ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Në seancë, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ibraimi, në prani të kryetares Dameva, ia mori fjalën dhe e hodhi në votim shkarkimin e saj.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Dameva tha se problemi nuk janë marrëdhëniet, por urdhrat dhe dëshirat e jashtme për zgjedhjen dhe (shkarkimin) e gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button