Pendarovski për Këshillin Gjyqësor: Me veprime të tilla ulet edhe më shumë besimi i qytetarëve në drejtësi

Lidhur me ngjarjet e djeshme në Këshillin gjyqësor, qëndrimi i presidentit Pendarovski është se ka pasur skena që nuk i kanë hije organit që ka një rol shumë të përgjegjshëm, duke pasur parasysh kompetencat që ka në përzgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe vlerësimin e punës së gjyqtarëve, shqetësimin për reputacionin e gjyqësorit si faktor kyç për besimin e qytetarëve tek gjyqësori, thuhet në kumtesën për media nga kabineti i presidentit, transmeton Portalbn.mk.

“Me veprime të tilla ulet edhe më shumë besueshmëria, jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e presidencës, duke shtuar se:

“Lidhur me pyetjet për zgjedhjen e Vesna Damovës dhe Selim Ademit për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, ju njoftojmë se në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentit dhe pas konsultimeve, Vesna Damova i është propozuar Kuvendit për anëtare të Gjyqësorit. Këshilli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 si propozim që vjen nga radhët e juristëve të shquar. Selim Ademi është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor me propozim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kujtojmë se sot vazhdon seanca e Këshillit Gjyqësor, për zgjedhjen e kryetarit të ri pas shkarkimit të Vesna Damevës nga posti i kryetares dje në mënyrë kontroverse.

Mënyra se si u shkarkua dje Dameva shkaktoi reagime tek një pjesë e opinionit profesional, por edhe te sektori joqeveritar. Përkatësisht, as Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe as Rregullorja e punës nuk parasheh procedurë për shkarkimin e kryetarit.

Koalicioni “Të gjithë për një gjyësi të drejtë” është përgjigjur dje se për shkarkimin e Damevës nga kryetarja është dashur të shkarkohet nga një anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe për këtë, theksuan, nevojitet një procedurë e përshtatshme për procedim disiplinor në të cilat, kur ndodh shkarkimi, kërkohen tetë vota “për”, pa llogaritur atë të propozuesit. Në anën tjetër, Dameva u shkarkua nga Presidenca vetëm me shtatë vota, duke përfshirë edhe nënkryetarin që inicioi shkarkimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button