Inspektorët në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 250 kontrolle në lidhje me çmimet e ngrira te disa produkte

Sot janë kryer 250 kontrolle në ndërmarrje të ndryshme në lidhje me ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve që gjenden në listën e produkteve me çmime të ngrira, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryer 250 kontrolle dhe mbikëqyrje dhe janë regjistruar 2 shkelje të Vendimit, ashtu që ndaj tyre do të shqiptohen masa ndëshkuese me pagesë”, sqarojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke paralajmëruar që inspektorët vazhdojnë kontrollet nëpër terren.

Inspektorët raportojnë që produktet janë duke u shitur në përputhje me Vendimin e fundit të Qeverisë, dhe ky vendim po respektohet në gjithë shitoret e vendit.

Ndryshe, sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të 11 pemëve dhe perimeve, e cila do të zgjatë deri më 30 prill.

Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni.

  • Domate: 70 denarë
  • Tranguj: 75 denarë
  • Qepë: 60 denarë
  • Lulelakër: 70 denarë
  • Speca: 90 denarë
  • Groshë: 75 denarë
  • Thjerrëza: 110 denarë
  • Babane: 70 denarë
  • Mandarina: 60 denarë
  • Portokall: 55 denarë
  • Limona: 55 denarë

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit.

Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button