U dënua me 4 vite Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës

Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dënon kryeministrin në detyrë Fadil Novaliç me katër vjet burg për prokurimin e 100 respiratorëve nga Kina në vitin 2020 me një kosto për buxhetin e shtetit, prej 5 mln euro. Ai akuzohet se bëri tender sekret dhe me prokurim të drejtpërdrejtë gjatë pandemisë duke favorizuar vetëm një kompani, raporton Klan.

Autoritetet në Sarajevë nisën një hetim pasi u zbulua se prokurimi ishte kryer përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë. Gjykata ka dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, njeri prej tyre drejtori i kompanisë ku u blenë respiratorët e cila nuk ishte e specilizuar për këtë fushë, por në tregtimin e fruta-perimeve.

Kompania “Srebrena Malina” u gjobit gjithashtu me një shumë prej 100 mijë eurosh. Mbi të akuzuarit rëndon edhe akuza për pastrim parash dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare.

Blerja e këtyre respiratorëve u bë në prill 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Vendimi pritet të apelohet në Shkallën e dyte të Gjyqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button