“Transformimi digjital i qytetarëve”: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mungesë të kapaciteteve për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mungesë të kapaciteteve për mbrojtje nga sulmet kibernetike, ndërkaq qeveritë nuk kanë vullnet politik për t’i çuar përpara proceset e kësaj fushe. Kjo mes tjerash u tha në panel-diskutimin “Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike”, në kuadër të ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis “Transformimi digjital i qytetarëve”.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, i cili ishte dhe moderator i këtij paneli, Bardhyl Jashari, tha se për të qenë rezitent ndaj sulmeve kibernetike, shoqëria duhet të ketë njohuritë dhe veglat e nevojshme.

Foto nga paneli i dytë "Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike". Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv, Fondacioni Metamorfozis,
Foto nga paneli i dytë “Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike”. Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv, Fondacioni Metamorfozis,

“Në lidhje me sigurinë kibernetike duhet që të parashihen, priten sulmet kibernetike, të dini se si të përballeni me të njëjtat dhe s’i të rikuperoheni dhe të vazhdoni të bashkëpunoni me të gjithë sektorët e shoqërisë me qëllim që të mos ndodhin sërish në të ardhmen. Në këtë përpjekje duhet të jetë edhe shoqëria rezistente, të gjithë e kanë rolin e tyre, ne si shoqëri civile, akademia, mediat, sektori qeveritar dhe të gjithë që përdorin pajisje digjitale. Shoqëria jonë do të jetë rezistente ndaj sulmeve kibernetike kur çdonjëri prej nesh do t’i ketë shkathtësitë e nevojshme dhe veglat që të navigojnë në mënyrë të sigurt dhe të dhënat tona personale të mos komprometohen, integriteti ynë të mos cenohet, ashtu sikur e drejta e lirisë së shprehjes”, tha Jashari.

Ena Bavçiq, koordinatore e projekteve – Divizioni i Sigurisë Kibernetike dhe Shoqërisë Civile për Evropën dhe Azinë Qendrore, Qendra për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë DCAF, Gjenevë (Zvicër), theksoi se një prej sfidave më të rëndësishme është mungesa e kapaciteteve në qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi pasur shumë iniciativa që t’i rrisim iniciativat dhe t’i obligojmë qeveritë të punojnë në sigurinë kibernetike dhe reagimit ndaj sigurisë kibernetike dhe kjo është pjesë e ngritjes së kapaciteteve. Por, ajo që duhet ta kemi në mendje është se shumë prej këtyre iniciativave nuk kanë resurse dhe nuk kanë mjaftueshëm njerëz që do ta udhëhiqnin këtë në qeveritë. Edhe pse kemi shumë njerëz me të vërtetë është shumë vështirë që të fitohet koha e tyre dhe të bëhet diçka. Gjithashtu, nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik që të ecin përpara punët, por edhe nuk ka udhëheqësi politike në sektor edhe pse siguria kibernetike nuk është çështje politike. Megjithatë duke e pasur parasysh se të gjitha institucionet qeveritare udhëhiqen nga politikanët, megjithatë, vullneti politik mund të përkthehet sikur të mos ketë resurse të mjaftueshme në këto institucione, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë kibernetike”, tha Bavçiq.

Foto nga paneli i dytë "Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike". Ena Bavçiq, Koordinatore e projekteve – Divizioni i Sigurisë Kibernetike dhe Shoqërisë Civile për Evropën dhe Azinë Qendrore, Qendra për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë DCAF, Gjenevë (Zvicër)
Foto nga paneli i dytë “Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike”. Ena Bavçiq, Koordinatore e projekteve – Divizioni i Sigurisë Kibernetike dhe Shoqërisë Civile për Evropën dhe Azinë Qendrore, Qendra për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë DCAF, Gjenevë (Zvicër)

Në shumicën e vendeve, shtoi ajo, nuk ka ministër për menaxhim me sigurinë kibernetike, ndërkaq edhe pse shumica e vendeve kanë strategji, ata nuk zbatohen në mënyrë përkatëse pasi që siguria kibernetike nuk është prioritet.

Bavçiq gjithashtu i përmendi dhe sulmet e fundit kibernetike, për të cilat theksoi se qeveritë nuk i njoftojnë qytetarët me moshë dhe kjo ndikon dhe shkaktojnë shumë panik. Sipas Bavçiq, shtetet nuk janë angazhuar mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë sulmeve kibernetike, veçanërisht për rrjetet sociale, ndërkaq ka mungesë të përgjegjësisë individuale për sigurinë kibernetike.

Andrej Petrovski, drejtor i teknologjisë, Fondacioni SHARE (Serbi), theksoi se problemi më i madh për sigurinë kibernetike është korrupsioni, gjegjësisht furnizimi i softuerëve me cilësi më të dobët nga kompanitë e afërta me miqtë apo familjarët e pushtetarëve.

“ E di që qeveritë thjeshtë nuk kanë para që të investojnë për siguri kibernetike, por problemi paraqitet kur ka tenderë për softuerë apo teknologji e kështu me radhë, të cilët i fitojnë miqtë e tyre apo familjarët dhe kur cilësia e produktit që ofrohet nga ai tender nuk është ashtu siç duhet të jetë. Kemi pasur disa raste për raste të ngjashme në Serbi, por edhe në Shqipëri, Mal të Zi, ku kompanitë e mëdha shtetërore kanë blerë softuerë të cilin praktikisht e kanë zhvilluar të afërmit e tyre, nëpërmjet marrëveshjeve korruptive dhe të cilat kanë sjellë në rrjedhje të mëdha të të dhënave të qytetarëve. Nëse më pyesni mua, ky është problemi më i madh në lidhje me sigurinë kompjuterike që praktikisht vjen nga mungesa e drejtësisë dhe ekzistimit të korrupsionit. Pra, nëse Qeveria nuk do të harxhonte aq shumë para në furnizimin e softuerit me cilësi më të ulët, numri i incidenteve, por edhe vëllimi i tyre do të ishte më i vogël”, tha Petrovski.

Foto nga paneli i dytë "Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike". Ena Bavçiq dhe Andrej Petrovski, Drejtor i teknologjisë, Fondacioni SHARE (Serbi)
Foto nga paneli i dytë “Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike”. Ena Bavçiq dhe Andrej Petrovski, Drejtor i teknologjisë, Fondacioni SHARE (Serbi)

Ai gjithashtu i përmendi edhe disa raste të sulmeve kibernetike ku disa institucione shtetërore janë “paralizuar”, ndërkaq kanë rrjedhur dhe informata për miliona njerëz.

“Në Serbi, Enti Gjeodezik kishte sulm me softuer malinj nëpërmjet të cilit kërkohej ryshfet, pra disa javë ishte nën siç thuhet “rrethim”, nuk mundej të bëjë asnjë transaksion në lidhje me blerjen e tokave, trashëgimisë e kështu me radhë dhe kjo praktikisht shkaktoi paralizë të fuqishme të sistemit, por kemi pasur sulme edhe të Agjencisë së Privatizimit gjatë së cilës rrodhën të dhëna personale të 6 milionë njerëzve. Domethënë këto janë ato shembuj të digjitalizimit jo të përparuar, pra kemi kryer hetime, por mungon llogaridhënia e shtetit ose Prokuroria apo gjyqësori”, shtoi Petrovski.

Adrian Besimi, prorektor për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Universiteti i Evropës Juglindore, foli për mungesën e shkathtësive kompjuterike të qytetarëve, ndërkaq në disa fakultete, nuk ka fare lëndë për shkathtësitë kompjuterike.

“Punojmë një shoqëri, i cili e ka trashëguar sistemin arsimor dhe kemi ende mësim që mbahet në katedër dhe nuk duam në përgjithësi inovacione në arsim. Ka rezistencë të madhe nga të punësuarit në fakultete të cilët nuk duan të ndryshojnë asgjë dhe kjo ndodh gjithkund në botë, por veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ashtu edhe në ato kurset lidhur me shkathtësitë kompjuterike. I kemi analizuar shumicën e programeve mësimore, të cilat janë në Maqedoninë e Veriut dhe shumica e tyre nuk kanë lëndë “TI shkathtësi”. Shumica e tyre, madje s’kanë asnjë lëndë lidhur shkathtësitë kompjuterike gjatë tërë studimeve, konkretisht te fakultetet për juridik, mjekësi dhe arkitekturë. Nuk e di nëse nuk duan ta vendosin atë, por është me rëndësi që të kenë trajnim për siguri kibernetik”, tha Besimi.

Foto nga paneli i dytë "Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike". Adrian Besimi, Prorektor për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Universiteti i Evropës Juglindore
Foto nga paneli i dytë “Komunitet rezistent ndaj sulmeve kibernetike”. Adrian Besimi, Prorektor për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Universiteti i Evropës Juglindore

Në lidhje me diplomat profesionale për siguri kibernetike, ai njoftoi se ka vetëm një në Goce Dellçev në Shtip dhe një që është paralajmëruar në FINKI Shkup dhe këto janë për fat të keq diplomat ose studimet e vetme.

“Poenta ime është se nuk bëjmë mjaftueshme, ndonjëherë pasi që kemi mëdyshje nëse duhet, ndonjëherë nuk mundemi të vendosim se çfarë është më e mira për studentët ose ato vendime i miratojnë këshillat studentore apo të fakulteteve, të cilat nuk janë mjaftueshëm profesional dhe vlerësojnë se shkathtësitë tjera janë më të rëndësishme”, shtoi Besimi.

Ndryshe, siguria kibernetike më shumë se një sfidë komplekse teknologjike. Kërkon ndërtimin e një kulture të bazuar në një nivel të lartë ndërgjegjësimi dhe gatishmërie nga të gjithë aktorët në shoqëri, duke përfshirë kompetenca për menaxhimin e rrezikut kibernetik, në mënyrë që të ruajmë mënyrën tonë të jetesës dhe të vazhdojmë të korrim përfitimet nga transformimi digjital. Ky sesion do të shqyrtojë se si qeveritë nxisin sjelljen e sigurisë kibernetike në të gjithë shoqërinë, sfidat dhe prioritetet urgjente për forcimin e rezistencës kibernetike të vendit dhe rolin e shoqërisë civile në të.

Konferencën e plotë mund ta ndiqni:

Konferenca organizohet në frymën e një transformimi digjital gjithëpërfshirës dhe efikas të bazuar në nevojat e qytetarëve, që nuk lë hapësirë për cenimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, e as për përjashtimin digjital të asnjë komuniteti. Ajo do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, sektorit qytetar, medias, institucioneve akademike, aktivistë, praktikues dhe qytetarë, duke u ofruar atyre hapësirë për të eksploruar transformimin digjital përmes prizmit të e-qeverisjes inteligjente, ndarjes digjitale, privatësisë, inteligjencës artificiale, rezistencës kibernetike dhe luftës hibride.

Gjatë ditës së djeshme, konferencën e hapën Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre Përgjegjëse për Politikat për Qeverisje të Mirë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button