Ulje e numrit të bagëtisë në Maqedoninë e Veriut, megjithatë numri i deleve dhe dhive shënoi rritje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2022 është regjistruar rritje e numrit te një pjesë e bagëtive, ndërkohë në disa tjera është regjistruar ulje, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2022, krahasuar me vitin paraprak, numri i përgjithshëm i bagëtisë është ulur për 7.2 %. Rënie e numrit të bagëtisë është vërejtur te ekonomitë bujqësore individuale, ndërsa te subjektet afariste (ndërmarrjeve dhe shitoreve bujqësore) është vërejtur rritje për 0.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2022 është zvogëluar numri i derrave (1.9 %), ndërkohë është rritur numri i dhive (5.9 %), shpendëve (5.2 %) dhe deleve (2.1 %).

Në vitin 2022, Maqedonia e Veriut ka numëruar 1 561 933 shpendë, 646 488 dele, 182 604 derra, 164 751 gjedhë, 80 186 dhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button