Zelensky nuk po përndjek të krishterët ortodoksë nga Ukraina

Postimit i mungon konteksti kur pretendohet se “Zelensky po mbyll kishat dhe po arreston priftërinjtë”. Është një ligj që ndalon kishat e lidhura me Rusinë pas një sërë kontrollesh që zbuluan se ato merrnin urdhra nga Rusia. Kjo kryesisht synon aktivitetet e Kishës së Ukrainës – Patriarkanës së Moskës në Ukrainë, e cila është e lidhur me Rusinë dhe konsiderohet si një mjet kyç për ndikimin e Moskës në Ukrainë. Qendra për Komunikime Strategjike (STRATKOM) nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, zbuloi se atje po përhapej propaganda ruse, po mbuloheshin aktivitetet e shërbimeve armiqësore dhe po rekrutoheshin agjentë rusë, shkruan Vërtetëmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

“22.03.2023
Fox news SHBA.
Zelenski mbyll kishat dhe arreston priftërinjtë.”

Bashkë me postimin shpërndahet edhe video materiali i Fox News, nga emisioni i Tucker Carlson. Carlson flet me Megan Bashamin e The Daily Wire në video dhe tregimi është se “Presidenti Zelensky po arreston dhe përndjek të krishterët ortodoksë nga Ukraina” dhe se “është turp që mediat perëndimore nuk po e raportojnë atë, edhe pse ata e shohin atë…”. Por këtij postimi i mungon konteksti sepse nuk është informacion i rëndësishëm për situatën me kishën në Ukrainë. Përkatësisht, qeveria ukrainase, siç raportohet nga Reuters në dhjetor 2022, po përgatit një ligj që do të ndalojë kishat e lidhura me Rusinë, në mënyrë që të parandalojë Moskën që të dobësojë Ukrainën nga brenda.

“Në një masë të dënuar nga Moska, Këshilli i Sigurisë Kombëtare urdhëroi qeverinë të hartonte ligjin, pas një serie bastisjesh ndaj besimtarëve për të cilët Kievi thotë se mund të kenë marrë urdhra nga Moska që kur Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës”, raportoi Reuters në atë kohë.

Ligji kërkon që organizatat fetare me “qendra menaxhuese” në Rusi të ndryshojnë emrat e tyre dhe të identifikojnë në mënyrë eksplicite lidhjet e tyre me Moskën. Ligji i ndalon këto organizata të dërgojnë anëtarët e tyre në ushtrinë ukrainase. Ky ligj u kundërshtua në Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës dhe në dhjetor të 2022 gjykata e shpalli atë kushtetues. Kjo hapi derën për riemërtimin e detyruar.

Zelensky urdhëroi që ligjet të miratoheshin në vjeshtën e vitit 2022, nën presionin e disa rasteve kur priftërinjtë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës bashkëpunuan me ushtrinë ruse.

Nga tetori deri në dhjetor 2022, Shërbimi Sekret i Ukrainës kreu disa kontrolle në pronat e Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe shtëpitë e klerikëve në të gjithë vendin dhe gjeti propagandë ruse, dëshmi se disa nga klerikët kishin nënshtetësi ruse.

Më në fund, në dhjetor 2022, bazuar në një vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Zelenskiy i kërkoi Kabinetit të Ministrave të hartonte një ligj që do të ndalonte organizatat fetare të lidhura me Moskën, duke vënë në dukje se ligji duhet të jetë në përputhje me detyrimet e Ukrainës ndaj Këshillit të Evropës.

Kisha Ortodokse Ruse dhe udhëheqja e saj në mënyrë aktive mbështesin agresionin e Putinit kundër Ukrainës. Shërbimi Sekret i Ukrainës ka regjistruar raste në të cilat kleri i Kishës Ortodokse të Ukrainës është përfshirë në justifikimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe në bashkëpunim me trupat ruse në territoret e pushtuara.

Në dhjetor 2022, një prift nga Kisha Ortodokse Ukrainase, Andriy Pavlenko, u dënua nga një gjykatë ukrainase për spiunazh për Rusinë.

Në fund të vitit 2022, Zelensky u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit ukrainas që të shohin se si të parandalojnë që Kisha Ortodokse nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Moskës të jetë në gjendje të veprojë në Ukrainë.

Zelensky tha se ishte i nevojshëm një ligj që do të parandalonte organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit në Federatën Ruse të veprojnë në Ukrainë, duke iu referuar Kishës Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën.

Pas kësaj, Dimitriy Medvedev e quajti Zelenskin armik të Krishtit dhe besimit ortodoks. Por kjo nuk është logjike, sepse sipas Qendrës Kërkimore Pew nga Uashingtoni, 78 për qind e ukrainasve e identifikojnë veten si ortodoksë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se postimit i mungon konteksti kur pretendohet se “Zelensky po mbyll kishat dhe po arreston priftërinjtë”. Postimi fsheh informacione se priftërinjtë e arrestuar morën dënime me burg për bashkëpunim me Rusinë. Qëllimi i ligjit të ri është të parandalojë Rusinë përmes kishës në Ukrainë që të instalojë rrjetet e veta dhe shërbimet e sigurisë së Ukrainës kanë paralajmëruar tashmë për këtë. Është një ligj që ndalon kishat e lidhura me Rusinë pasi një seri kërkimesh zbuluan se urdhrat ishin duke u pranuar nga Rusia. Kjo kryesisht synon aktivitetet e Kishës së Ukrainës – Patriarkanës së Moskës në Ukrainë, e cila është e lidhur me Rusinë dhe konsiderohet si një mjet kyç për ndikimin e Moskës në Ukrainë.

Qendra për Komunikime Strategjike (STRATKOM) nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, shpjegoi pse qeveria vendosi të ndalojë aktivitetet e kësaj kishe. Hetimet zbuluan se ata përhapnin propagandë ruse, mbulonin aktivitetet e shërbimeve të armikut dhe rekrutonin agjentë rusë.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button