U kthyhen bastet sportive në Shqipëri

Së shpejti do të rikthehet aktiviteti i basteve sportive online. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama i cili tha pas disa ditësh projektligji do të hidhet për konsultim publik e më pas do të miratohet në kuvend. Kreu i qeverisë tha se të ardhurat e grumbulluara nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, teknologjinë dhe kulturën, raporton EN.

“Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë”, tha Rama.

Me qëllim mbikëqyrjen e këtij aktiviteti do të ngrihet një bord kombëtar, ku do të ketë përfaqësues nga qeveria.

Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash. Ndërkaq, sportistët që u vlerësuan dje me titullin “Vleresimi i Yjeve te Mirenjohjes Publike”, tha Rama.

Kryeministri Rama nderoi këtë të martë 7 futbollist kampionë bote dhe europe në disiplina të ndryshme, ku premtoi mbështetje financiare për sportistët që kanë nevojë për stërvitje jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button