Meta fakt: Qytetarët ende presin policinë komunale

Policia komunale, detyra e së cilës duhet të jetë sigurimi i pastërtisë në komunë dhe reduktimi i ndotjes, ekziston ende vetëm në letër. Në programin e qeverisë që i referohet mjedisit dhe projekteve që do të realizohen nga viti 2020 deri në vitin 2024, thuhet se gjatë kësaj periudhe do të duhet të hartohet dhe të miratohet Ligji për Policinë Komunale, ndërsa shërbimi të krijohet dhe të fillojë funksionimin në vitin 2021, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Do të propozojmë një ligj që do të themelojë policinë komunale në nivel lokal, me të cilin inspektorët ekzistues komunal dhe Eko Patrullat do të mund të marrin masa bashkërisht ndaj autorëve të aktiviteteve të dëmshme: hedhja e mbeturinave në vende që nuk janë të destinuara për tëi, krijimi i deponive të egra nga mbeturinat ndërtimore dhe të përziera komunale, djegia e gomave dhe substancave të tjera shumë të dëmshme, djegia dhe shkatërrimi i kontejnerëve, etj, me dënime të mandatuara. Policia komunale do të fillojë të funksionojë në vitin 2021”, thuhet në programin e Qeverisë.

Duke qenë se në vitin 2023 nuk ka ende një Projektligj e aq më pak policë komunalë në rrugë, mund të konstatojmë se ky premtim nuk është realizuar.

Çështja e policisë komunale është rihapur së fundmi nga ministrja e re e Mjedisit, Kaja Shukova dhe ka bërë të ditur se do të përpiqet ta zbatojë atë. Shukova konfirmoi se miratimi i një ligji të tillë është përfshirë në programin e Qeverisë dhe se dëshiron ta riafirmojë atë proces.

Ajo propozon si një nga mënyrat e mundshme të uljes së ndotjes dhe kontrollit të karburanteve që përdorin amvisëritë dhe kompanitë për ngrohje, formimin e policisë komunale me kompetenca dhe mundësi specifike sanksionuese, të cilat nuk i kanë inspektorët e mjedisit shtetëror dhe komunal.

Punonjësit e policisë komunale, sipas Shukovës, duhet të jenë persona me kompetenca të veçanta që do të kontrollojnë, mbikëqyrin dhe sanksionojnë çdo ditë, të cilët do të jenë vazhdimisht në terren dhe do të kenë zonat e tyre dhe do të mund të veprojnë në baza të ndryshme, por kryesisht për menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjes. Oficerët e policisë komunale do të kenë kompetenca për të sanksionuar këdo që kryen shkelje në lidhje me ndotjen dhe hedhjen e mbeturinave.

Edhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski njoftoi se në seancën e Bordit drejtues të BNJVL-së do ta vë në rend dite çështjen e ligjit për policinë komunale dhe se do të kërkojë mbështetje për miratimin e tij nga të gjithë kryetarët e komunave. Ai konsideron se ligji duhet të miratohet sa më shpejt sepse duhet vendosur rregull në komuna dhe apeloi që Qeveria ta hartojë urgjentisht.

Burime:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button