Rama për vizitë zyrtare në Londër

Kryeministri Rama ka fluturuar pas mesditës drejt Londrës për të nisur një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjellë, raporton Klan.

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

Me kryeministrin Sunak, Rama do të takohet të enjten dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa diskutimet mësohet se do të fokusohen tek çështjet që rrjedhin nga marrëveshja e dakordësuar mes të dyve për emigracionin e paligjshëm, por dhe arritja e marrëveshjeve të tjera kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar.

Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Gjatë vizitës 3 ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, do të jetë i ftuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button