Me ndeshjen e Shkëndijës në Shkup, do të përmbyllet java XXIV në Ligën e Parë

Java e 24-t në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut filloi dje me katër ndeshje të zhvilluara, ndërsa sot do të zhvillohet vetëm një ndeshje, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija do të jetë mysafir i ekipit shkupjan Skopje. Ndeshja do të fillojë prej orës 15:00.

Dje Struga arriti të marrë tri pikë si mysafir i Rabotniçkit, pasi arriti të fitojë me rezultat 0-1. Ndërkohë Shkupi si mysafir nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga Akademija Pandev, pasi ndeshja u përmbyll me rezultat 1-1.

Makedonija Gj.P. dje arriti të fitojë Tikveshin me rezultat 0-1, ndërsa Pobeda si vendas humbi nga Sileksi me rezultat 1-5.

Ndryshe, Struga gjendet në vendin e parë me 46 pikë nga 22 ndeshje, pas saj gjendet Shkupi me 42 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e tretë me 38 pikë nga 21 ndeshje.

Shkëndija në kuadër të Kupës do të përballet Makedonia Gj.P. më 5 prill, ndërsa në të njëjtën ditë do të luajë edhe Struga Trim&Lum kundër Sileksit. Në gjysmëfinale luhet vetëm nga një ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button