RMV, debati parlamentar për Raportin e KE-së është ndërprerë, vazhdimi i tij do të caktohet mënyrë shtesë

Dje pasdite u ndërprerë seanca parlamentare në të cilën deputetët diskutojnë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2022 dhe vazhdimi i saj do të caktohet në mënyrë shtesë. Në pjesën debatit të pasdites, qeveria dhe opozita morën qëndrime të kundërta. Për përfaqësuesit e qeverisë, Raporti shënoi ndryshime pozitive në shumë fusha, ndërsa sipas opozitës, me nota dhe dinamika të tilla, vendi nuk do të jetë i gatshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian për një kohë të gjatë, transmeton Portalb.mk.

Deputetja e LSDM-së, Lubica Spasova, vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022 është i balancuar dhe në të ka gjithsej 1.560 gjetje, gjegjësisht aktivitete që njihen si progres i caktuar.

“Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut është në nivel të mirë gatishmërie për hyrje në Bashkimin Evropian në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe në fushën e sigurisë ushqimore, politikave veterinare dhe fitosanitare. Suksesi më i madh është shënuar në zbatimin e Programit IPARD 2. Janë vlerësuar pozitivisht të gjithë elementët e sistemit ndërhyrës administrativ dhe kontrollit që përputhen me ligjin e Bashkimit Evropian. Këto rezultate janë arritur për shkak të kujdesin e Qeverisë për fermerët në vitin 2022 dhe shpresoj që Raporti në vitin 2023 të jetë edhe më pozitiv”, tha Spasova.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se shqyrtimi i Raportit është vonuar për pesë muaj, gjë që sipas tyre tregon se si qeveria po i afrohet dokumentit më të rëndësishëm që ka të bëjë me përparimin e vendit në Bashkimin Evropian. Një nga kundërshtimet e opozitës është, siç theksuan, keqpërdorimi i flamurit evropian gjatë miratimit të ligjeve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së theksuan se ndonëse zgjedhjet e fundit lokale u vlerësuan lartë, vërejtjet i referohen Kodit Zgjedhor, përkatësisht afatit të harmonizimit të tij, duke theksuar nevojën që një konsolidim i tillë të mos bëhet menjëherë para vetë procesit zgjedhor. .

Në pyetjen e deputetit Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE se pse Qeveria e ka pranuar, siç tha ai, shantazhin bullgar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh dhe se nga përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë, nuk mund të kemi asnjë dëm dhe të lëndohemi si maqedonas.

“Ne kemi pasur gjithmonë një parim udhëzues në negociatat me Greqinë për Prespën dhe në negociatat me Bullgarinë – të tregojmë dhe të dëshmojmë se është e mundur të hyjmë në BE dhe të mbetemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase me identitet të mbrojtur dhe e kemi arriti atë. Nuk është aspak e lehtë. Zbatimi i kësaj marrëveshje nuk është as i thjeshtë dhe as nuk do të jetë i thjeshtë. Ju siguroj se që nga përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë dhe në preambulë, e cila fillon me popullin shumicë maqedonas dhe më pas rendit të gjitha komunitetet e tjera, ne si maqedonas nuk mund të kemi asnjë të keqe dhe të lëndohemi. Ndërsa kjo do të na hapë dyert, do të forcojë pozicionin tonë në mënyrë që Bullgaria të mos vazhdojë më me politikën e shantazhit. Ne e ndërpremë atë politikë me propozimin francez. Qëllimi i propozimit francez ishte ndalimi i politikës shantazhuese dhe mbrojtja e identitetit, gjuhës maqedonase”, theksoi Mariçiq.

Kujtojmë se raporti i progresit u publikua më 12 tetor 2022. Konsiderohet se sinjali kryesor i Raportit për progresin e Maqedonisë për vitin 2022 është se Komisioni Evropian, megjithatë, i vlerëson kompromiset që ne si shtet i bëjmë në emër të së ardhmes evropiane. Po aq e rëndësishme, natyra afatgjatë e procesit të anëtarësimit, e quajtur me vend “negociatat”, kushtëzohet nga pranimi i panegociueshëm i legjislacionit dhe standardeve evropiane.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit të kaluar filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor të vitit 2022. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik të po atij viti u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button