Komunat që regjistruan më së shumti lindje dhe vdekje në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në disa komuna është regjistruar rritje e numrit të popullsisë, si rezultat i dallimit ndërmjet numrit të lindjeve dhe vdekje, përkundër asaj se në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut kemi dallim negativ, transmeton Portalb.mk.
Në Tetovë gjatë tremujorit të katërt janë regjistruar 247 lindje, Kumanovë 241 lindje, Çair 225 lindje dhe Qendër 197. Në këtë periudhë më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir (254), Kumanovë (242), Gazi Babë (238), Aerodrom (236) dhe Prilep (208).
“Në tremujorin e katërt të vitit 2022, numri i lindjeve të gjalla është 4 427 fëmijë, ndërkohë kanë vdekur 5 043 persona, nga të cilët 9 foshnje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Ndryshe, shtim natyror më të madh kemi në Saraj (95), Tetovë (89), Haraçimë (66) dhe Çair (66), ndërkohë më së paku në Manastir (-98), Aerodrom (-81) dhe Kisella Vodë (-79).