Anëtarët e këshillave të AShMAA-së dhe RTM-së mbi tre vite mbeten peng i pazareve politike në RMV

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio-Vizuale (AShMAA) dhe Këshillit Programor të RTM-së, ka ngecur nga mos-krijimi i shumicës së dy të tretave në Parlamentin e Maqedonisë. Zgjedhja zvarritet tashmë tre vite, për faktin se dy partitë maqedonase nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Numrat në Kuvend, vendit do t’i duhen për shumë reforma, të cilat duhet bërë sa më parë, në mënyrë që vendi të plotësojë kushtet për anëtarësim të plotë në BE, shkruan Portalb.mk.

Këtë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ku edhe njoftoi nisjen skriningut për tre kapituj që kanë të bëjnë me sferën e mediave.

“Presim që në fund të marsit ose fillimi i prillit të dalë raporti i skriningut dhe prej tij do të del lista e detyrave”, tha Mariçiq në një paraqitje për TV24.

Bojan Mariçiq

Lidhur me dështimin e zgjedhjes së këtyre anëtarëve, Mariçiq thotë se në Bruksel shpjegohet se pse është i tillë rezultati.

“Them se kjo është para së gjithash mungesë vullneti politik nga ana e opozitës, sqarojmë se duhet një shumicë prej dy të tretash për zgjedhjen e këshillave në RTM dhe AShMAA.. Procesi i integrimit evropian më shumë herë kërkon shumicë prej dy të tretash, nuk na duhet një shumicë e tillë vetëm për ndryshime kushtetuese, sot është AShMAA, nesër janë ndryshimet kushtetuese, një ditë tjetër do të jetë diçka e tretë… Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme për çdo dy të tretat e shumicës, ne do të duhet të shkojmë në zgjedhje çdo gjashtë muaj”, tha Mariçiq.

Çdo konkurs i shpallur nga Kuvendi i RMV-së për zgjedhjen e anëtarëve të këtyre këshillave ka dështuar, sepse janë shkelur të gjitha afatet ligjore për kryerjen e zgjedhjes së anëtarëve. Bëhet fjalë për dhjetëra persona të cilët kanë aplikuar në konkurset për zgjedhjen e anëtarëve të të dy organeve dhe këtu është ndërprerë procedura, ndonëse afatet për përfundimin e procedurës kanë qenë maksimum 40 ditë nga përfundimi i afatit për aplikim.

Kështu, Kuvendi nuk e zbatoi detyrimin ligjor për zgjedhjen e përbërjes së re të dy organeve, ndërsa përbërjet ekzistuese tashmë pothuajse katër vjet punojnë në bazë të zgjatjes së mandatit të tyre dhe veprojnë, de facto, si ushtrues detyre.

Ligji i AShMAA-së mbeti i paprekur

Ligji për AShMAA, i cili duhet të rregullonte mënyrën e votimit të këtyre anëtarëve mbeti i paprekur dhe përsëri kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të RTM-së dhe kandidatët për anëtarë të Këshillit të AShMAA-së duhet të votohen me shumicën e dy të tretave.

Kjo nga ekspertët u vlerësua se lë hapësirë ​​për të menduar se pushteti nuk dëshiron kuadro udhëheqëse funksionale ose se pushteti dhe opozita janë dakorduar për një gjë të tillë.

Në nenin 14, paragrafi 9 të Ligjit të shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për këtë qështje thuhet si vijon:

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i emëron anëtarët e Këshillit me shumicën e dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku patjetër duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë në Republika e Maqedonisë”.

BE: Reformë e domosdoshme në media

Bashkimi Evropian i sheh si të domosdoshme reformat në media. Ndësa sa i përket çështjes në fjalë, tshmë për katër vite me radhe, KE, në raportet e saj kërkon ndryshimin e këtyre anëtarëve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Eurointegrime BE Bashkimi Evropian
Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Edhe në raportin e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut, KE përsëri nënvizoi se procesi i reformës në RTVM pengohet nga vonesa e këtyre emërimeve.

“Procesi i reformës së transmetuesit publik, në përputhje me strategjinë e tij pesëvjeçare të zhvillimit, kufizohet nga vonesat në emërimin e anëtarëve të këshillit të tij programues. Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele duhet të zgjidhet”, thuhet në raportit e këtij viti të KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button