“Prizma”: Fillo-ndalo, asessi të përfundojnë ndryshimet në RTM dhe AShMAA

Procedura e përsëritur për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në këshillat e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (AShMAA) dhe Radio Televizionit të Maqedonisë (MRT) do të presë deri në fund të verës, edhe pse duket se nuk ka gjasa që ndonjë përparim të arrihet edhe atëherë, raporton “Prizma“, transmeton Portalb.mk.

“Pas pushimeve, pas 20 gushtit, pres ta thërras seancën e parë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, pas çka do të vijojë një debat publik dhe zgjedhja”, thotë në deklaratë për BIRN Kostadin Kostadinov, kryetari i komisionit përkatës parlamentar.

Në maj të këtij viti, Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime përsëri shpalli konkurs për anëtarët e rinj të dy këshillave për të cilët kandidatët mund të aplikonin deri më 7 qershor.

Anëtarët e rinj të këshillave do të zëvendësojnë ata të emëruar gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga Nikolla Gruevski në vitet 2012 dhe 2014.

Ata kanë punuar dhe vendosur për disa vjet me mandat të skaduar.

Zyrtarisht, askush nga qeveria apo opozita nuk flet për bllokadë të re, por fakt është se përsëri është shkelur afati – sipas ligjit përkatës, debati publik për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të AShMAA duhet të kishte përfunduar më 7 korrik, 30 ditë pas afatit për aplikimin e kandidatëve.

Këshilli i AShMAAV-së rregullon punën e televizioneve dhe radiove, ndërsa Këshilli i Programit të RTM-së është gjithashtu i rëndësishëm pasi, ndër të tjera, zgjedh udhëheqësinë dhe kontrollon punën e radios dhe televizionit publik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button