Berisha: Protesta e nesërme do të jetë madhështore

Nga jashtë Parlamentit, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se protesta kombëtare e thirrur nga opozita për ditën e nesërme do të jetë madhëshore, raporton Klan.

Sali Berisha: Protesta do të jetë madhështore, qytetarët shqiptarë e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së.

Sali Berisha: Nuk kam asnjëlloj arsyeje që unë të ndërhyj në vendimin e gjykatës. Nuk ka gjykatës që mund të pranojë palë, përveç Blerina Muçit. Nesër protesta nuk ka lidhje fare me vendimin e gjykatës. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston. Nuk ka asnjë bazë të vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button