Alarme për bomba në adresat e 30 shkollave në Shkup ishin të rreme

Edhe sot sikurse dje, herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup. Por, si gjithmonë, të njëjtat rezultuan të rrem, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas mesazheve të marra në adresat elektronike me kërcënimin e gjoja vendosjes së mjeteve shpërthyes në 30 shkolla në Shkup dhe është konstatuar se këto janë raporte të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.

Edhe ka pasur njoftime për bomba pak pas orës 08:00 të mëngjesit në disa shkolla të Shkupit. Fillimisht MPB-ja njoftoi se në 31 shkolla ka pasur kërcënime me mjete shpërthyese të vendosura, por më pas numri ka shkuar në 120 denoncime.

Pas kontrolleve të bëra nga ekipet antiterroriste, u konstatua se të gjitha raportimet ishin të rreme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rekomanduar që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.

Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button