Kërcënime për bomba në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Shkup dhe Prilep dhe në Gjykatën Themelore Ohër

Në 19 shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore në Shkup dhe në një shkollë fillore në Prilep, sot sërish ka raportime për bomba, transmeton Portalb.mk.

Denoncim për vendosje të mjetit shpërthyes sot ka edhe në Gjykatën Themelore në Ohër.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe se janë duke u kryer kontrolle antiterroriste.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button