RMV, studentët kërkojnë 140 denarë për racion të subvencionuar

Ligji i ri për racionin studentor, i cili parasheh që studentët të kenë kartela që do t’i shfrytëzojnë vetëm për racion, do të fillojë që të zbatohet nga shtatori, deklaroi Slavço Temelkovski, kryetar i Parlamentit Universitar Studentor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, për momentin po luftojnë që shuma ditore për racion studentor nga 15 marsi të jetë 140 denarë, në vend që 120 denarë sa është aktualisht. Temelkovski paralajmëroi se të shtunën do të hapet Qendra Kulturore Studentore.

“Nuk do të lëshojmë pe sepse, ajo është kërkesa jonë për të cilën u pajtuam dhe nuk do të lejojmë, të paktën derisa jam kryatar i PUS, të manipulohemi me atë që na kanë premtuar 140, ndërsa duan përsëri të jetë 120 denarë”, tha Temelkovski i cili sot mori pjesë në debatin “Biletë në një drejtim – a ndërmarrin institucionet diçka që të ndryshojnë këtë?”.

Në pyetjen nëse do të protestojnë sërish sikurse në nëntor, u përgjigj se “ka edhe mekanizma të tjera”, nëse nuk ndryshon diçka në dy javët e ardhshme.

“Ne kërkojmë shumë prej 140 denarëve dhe nëse ajo nuk na mundësohet, do të duhet të thirremi në mekanizma të tjera. Vlerësoj se, nuk ka nevojë të vijë deri te diçka e tillë, kjo u premtua dhe besoj se do të përmbushet në afat prej këtyre dy javëve”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button