Mariçiq – Lajçak: Maqedonia e Veriut është sinonim për dialog konstruktiv dhe vend i cili përparon me vendosshmëri drejt BE – së

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot takoi përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Në takim u potencua se, për partnerët tanë të BE-së, Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët dhe vend i cili përparon me vendsosshmëri drejt BE-së, transmton Portab.mk.

“Udhëheqi, synojmë dhe mbështesim politika të bazuara në vlera evropiane, të ciat nuk shohin prapa në të kaluarën, por çojnë drejt perspektivës së qartë evropiane dhe ofrojnë stabilitet, prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, theksoi Mariçiq.

Në takim, Mariçiqi u informua për rrjedhën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe përshëndeti përparimin e negociatave dhe mundësinë e re që të mbyllen çështjet e hapura.

Bashkëbiseduesit konfirmuan se zgjedhje që Ohri të jetë vendi ku do të bisedohet për normalizimin e raporteve Beograd – Prishtinë, ndërsa kryeministri Dimitar Kovçevski të jetë nikoqir i takimit, është dëshmi se, Maqedonia e Veriut është sinonim për dialog konstruktiv, maturi dhe përgjegjësi në rajon.

Po ashtu, Mariçiqi informoi Lajçakun për rrjedhën e skriningut dhe u shpreh pritja se, Maqedonia e Veriut duhet të përparojë shpejtë në reformat dhe të ruaj vazhdimësinë e negociatave qasëse me BE-në.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button