Kompania e peshkopit Petar hyn në biznesin mediatik, do të hapë televizion

Kompania “Preobrazba”, në pronësi të peshkopit dhe mitropolitit Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase (Petar Karevski), ka marrë leje nga Agjencia e Shërbimeve për Media Audio dhe Audiovizuele për hapjen e kanalit televiziv me format kryesisht argëtues të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është publikuar në faqen e Agjencisë së Mediave dhe e njëjta është për rajonin e Shkupit, me kohëzgjatje prej nëntë viteve.

Preobrazba DOOEL e ka dorëzuar kërkesën për hapjen e kanalit televiziv në nëntor të vitit të kaluar, pa shpalljen e konkursit publik. Siç sqaruan nga agjencia, kërkesa është kthyer për koreksion disa herë, para se të sillet vendim përfundimtar – ndarja e lejes për emetim televiziv përmes rrjetit publik elektronik komunikativ që nuk shfrytëzon resurs publik, në nivel rajonal.

Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, Shoqata Preobrazba DOOEL Shkup është themeluar në gusht të vitit 2021, me investim prej 5 mijë euro. Pronar dhe drejtues i kompanisë është Petar Karevski.

Peshkopi Petar ka marrë pjesë në vitin 2017 ka marrë pjesë në protesta e organizuara nga e ashtuquajtura iniciativë “Për Maqedoni të Përbashkët” e cila u organizua nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, kundër gjuhës shqipe.

Ndërkaq, më 22 gusht të vitit 2016, policia australiane, konfirmoi t në Melburn të Australisë e ka arrestuar dhe e ka marrë në pyetje metropolitanin kompetent të Dioqezës Australisë – Zelandës së Re, peshkopin, Petar, në kuadër të hetimit për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button