Qeveria e Kosovës ndan mbi 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C, raporton KlanKosova.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se me këtë vendim, qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button