Kryeministri Kovaçevski në takim me presidenten Osmani paralajmëroi seancë të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Në vizitën zyrtare të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkup, u realizua edhe një takim i saj me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski e përgëzoi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi që Maqedonia e Veriut do të vazhdon edhe më tutje të jetë aktiv në mbështetjen e aspiratave euro-atlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare”, raportoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin u theksua që dy vendet nuk kanë ndonjë çështje të hapur, ndërsa u paralajmëruan hapa drejt thellimit të bashkëpunimit.

“Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, u shpreh edhe gatishmëria për organizimin e seancës së dytë të përbashkët ndërmjet dy qeverive, ku pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja bilaterale në shumë fusha”, paralajmëroi Qeveria.

Presidentja Osmani, duke theksuar votimin e Maqedonisë së Veriut pro Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ajo falënderoi kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e vendit në proceset eurointegruese.

Më 17 shtator të vitit 2022 kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Albin Kurti nënshkruan “Memorandum për Mirëkuptim” në lidhje rrugën e premtuar Tetovë-Prizren, e cila tani e dhjetë vite po premtohet. Portalb.mk, ka siguruar dokumentin origjinal të memorandumit, i cili i përmban 6 nene.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, në gusht të vitit 2022 kishte paralajmëruar që deri në fund të vitit 2022 do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky takim nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button