U arrestua drejtori i KEK-ut

Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikate për media se është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, raporton Koha.net. Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri Krasniqi është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​

Koha ka mësuar se Krasniqi e ka ndërprerë intervistimin në gjysmë me arsyetimin se nuk është mirë me shëndet, porse ka refuzuar të kontrollohet në Klinikën Emergjente të QKUK-se me arsyetimin se ka shumë pacientë. Ai ka kërkuar që kontrollin ta kryejë në ndonjë ordinancë private.

Koha merr vesh që Policia e ka refuzuar kërkesën e tij dhe të njëjtin e ka dërguar në paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button