Shumica e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor është shpenzuar 655 903 MWh energji elektrike, ndërkohë pjesa më e madhe e saj prodhohet në termocentrale, transmeton Portalb.mk.

“Në dhjetor 2022, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 655 903 МËh energji elektrike, 32.744 mil. nm3 gaz natyror, 458 704 ton qymyr dhe 119 467 ton produkte nafte”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që 99.9 % e qymyrit në vend prodhohet për prodhimin e energjisë elektrike.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 97.7 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raportoi Enti, ashtu që 57.2 % e energjisë prodhohet në termocentrale, 24.5 % në hidrocentrale, 17.1 % në termocentralet e kombinuara, ndërsa 1 për qind në centralet e erës dhe 0.2 përqind nga panelet solare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button