Në Kuvendin e RMV-së vazhdon diskutimi për zgjedhjen e ministrave të ri

Kuvendi sonte vazhdoi me disktuimin për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë. Ministrat e ri për të cilët do të duhet të votojnë deputetët janë Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se, për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë diskutimi është i përbashkët, ndërsa votimi do të jetë për çdo propozim në mënyrë të posaçme.

Paraprakisht, në mesditë, deputetët shkarkuan me 65 vota “për” ministrat e Alternativës, partia e cila pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët e lëshoi koalicionin qeveritar. Bëhet fjalë për ministrat e Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministri pa resorë për diasporë, Xhemail Çupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button