Policia vlerësoi që kërcënimet për bomba në shkolla ishin të rrejshme, ndërkohë disa shkolla filluan mësimin onlajn

Kërcënimet e sotme për vendosje të bombave në disa shkolla të Maqedonisë së Veriut rezultuan të rrejshme, vlerësoi Policia e Maqedonisë së Veriut pak më herët, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas marrjes së mesazheve në adresën elektronike për vendosje të mjeteve shpërthyese në 49 shkolla, në Entin për rehabilitim në Shkup dhe në një shkollë në Prilep, dhe u konfirmua se bëhet fjale për kërcënime të rrejshme”, deklaroi Policia.

Policia sqaroi që pas marrjes së kërcënimeve, janë kryer të gjitha masat për kontrolle nga ekipet antiterroriste. Ndërkohë, udhëheqësit e shkollave pasi kanë larguar nxënësit e ndërrimit të parë nga shkollat, kanë kërkuar të zhvillohet mësimi onlajn në ndërrimin e dytë. Rekomandohet që në vazhdimësi, nëse do të ketë kërcënime për bomba, mësimi do të vazhdojë onlajn.

Ndryshe, Nga 26 tetori i vitit të kaluar e në vazhdim shkollat ​​kanë marrë kërcënime me bomba. Shkollat ​​e mesme ishin të parat që u goditën, më pas filluan të merrnin email edhe shkollat ​​fillore dhe më pas qendrat tregtare, ndërtesat e banimit dhe hotelet. Të gjitha raportimet u vërtetuan se ishin të rreme.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button