Ushtarët e RMV-së janë kthyer nga Turqia: Pritje dhe falënderime nga presidenti Pendarovski, ministrja Petrovska dhe ambasadori Sekizqok

Presidenti Stevo Pendarovski bashkë me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ambasadorin e Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizqok dhe eprorin e Shtatmadhorisë gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski e kanë pritur ekipin e armatës për mbrojtje dhe shpëtim i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit në rajonin e Kahramanmarash të Turqisë, njofton Portalb.mk.

Presidenti Stevo Pendarovski i falënderoi përfaqësuesit e armatës për guximin e tyre, profesionalitetin dhe kryerjen e detyrave në kërkimin, gjetjen dhe shpëtimin e të prekurve nga tërmeti.

“Armata jonë është ndër pesë të parat që kanë arritur në vendin e ngjarjes, praktikisht 24 orë pas tërmetit”, tha Pendarovski.

Ministrja Petrovska e përshëndeti sakrificën dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të armatës dhe i falënderoi për angazhimin e tyre.

“Ju falënderojmë që e shpëtuat Sulejmanin e vogël dhe i dhatë mundësi që të rritet në një djalë të ri të suksesshëm”, tha Petrovska.

Ambasadori i Turqisë, Sekizqok shprehu falënderim ndaj tërë shoqërisë së Maqedonisë së Veriut për reagimin e shpejtë për t’i ndihmuar popullit turk.

“Bijtë e guximshëm të Armatës së Maqedonisë, ju para ca kohësh u kthyet në vend, por sakrifica juaj dhe solidariteti i madh është gdhendur thellë në memorien e popullit turk, i cili do t’u kujtojë përjetësisht”.

Ndryshe, ekipi i Armatës për mbrojtje dhe shpëtim, i cili ka marrë pjesë në operacionin shpëtues humanitar, ishte i përbërë nga 60-të pjesëtarë dhe 2 qenë të trajnuar për kërkim.

Ndryshe, tërmeti prej 7.8 ballësh, goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Numri i viktimave në të dyja shtetet është mbi 46 mijë t0δ vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button