Armata e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në aksionin për shpëtimin e 5 vjeçarit që i mbijetoi tërmetit në Turqi (VIDEO)

Përmes pamjeve dhe një njoftimit, Armata e Maqedonisë së Veriut njoftoi për pjesëmarrjen në aksionin për shpëtimin e Sulejmanit 5 vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, transmeton Portalb.mk.

“Ekipi i Armatës, që është i angazhuar në aktivitetet për kërkimet në teren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve në qytetin Kahramanmarash, në orët e pasdites ka ndihmuar në aksionin e suksesshëm për shpëtimin e jetës së një fëmije nga rrënojat”, njoftojnë nga Armata.

Raportohet që pas gjashtë orëve pastrim, ekipi i tyre ka dëgjuar zërat e fëmijës nën rrënoja, ndërsa së bashku me ekipin turk për 4 orë kanë arritur të nxjerrin Sulejmanin pesëvjeçar.

Ndryshe, vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personave që gjenden nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave në të dyja vendet ka kaluar 19 362. Raportimet e fundit theksojnë se në Turqi numri i viktimave të regjistruara ka arritur mbi 16 mijë, ndërsa mbi 3 mijë në Siri.

Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, më shumë se 110,000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5,500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.

Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button