RMV, nga mesnata çmime të reja të benzinës dhe dizelit

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurodizelit (D-E V) nga mesnata do të rriten për 0,50 denarë për litër, ndërsa të benzinës Eurosuper BS-98 për 1,00 denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri i një litri Eurosuper BS – 95 do të jetë 82.00 denarë, Eurosuper BS – 98 do të kushtojë 84.50 denarë, ndërsa Eurodizel BS (D-E V) 77.00 denarë.

Edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) po rritet për 1.50 denarë dhe një litër do të shitet për 76.50 denarë.

Për 0.065 denarë rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 42.262 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button