Kryeministri i RMV-së, Kovaçevski realizoi një sërë takimesh në kuadër të Konferencës së Mynihut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me një delegacion qeveritar, është duke marrë pjesë në konferencën e sivjetme të Mynihut, e cila mbahet nga 17 deri në 19 shkurt, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të kësaj konference, Kovaçevski do të realizojë takime me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetëror dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësiae procesit eurointegrues në kushte të trazirave politike.

Kovaçevski – Shmidt: Mbështetje për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski, në kuadër të kësaj konference, realizoi takim me Volfgang Shmidt, ministër federal për çështje të posaçme dhe shef i kabinetit të kancelarit të Gjermanisë, e cili e ka shprehur mbështetjen për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Siç njoftojnë nga pres-qendra qeveritare, në takim është biseduar për nevojën për rrugë të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ata kanë konstatuar se rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitet dhe siguri në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit kanë potencuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është edhe në interes strategjik të BE-së, posaçërisht në kushte të polarizimit të fuqishëm të botës, para së gjithash si rezultat i agresionit ushtarake ndaj Ukrainë.

Kovaçevski – Soros: Vazhdojmë me mbështetje të qytetarisë mendjehapur, vlerat e demokracisë dhe shoqërisë së hapur

Në takimin e Kovaçevskit me Xhorxh dhe Aleksandar Soros, është biseduar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i promovon dhe praktikon vlerat e demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qeverisjen e të drejtës dhe shoqërisë së hapur, të njëjtat vlera për të cilat, siç informojnë nga pres-qendra qeveritare, angazhohet edhe Fondacioni shoqëri e hapur.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se hapja e shtetit për zhvillim të demokracisë, qeverisjes së të drejtës janë kyçe për zhvillim të ekonomisë, për investime të reja nga kompani vendore dhe të huaja.

Kovaçevski ka shtuar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë qytetarinë mendjehapur dhe masën kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button