Mucunski: Qytetit të Shkupit dhe “Lajka”-s u japim para, ndërsa ata pa strategji për përballje me qentë endacak

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja publike “Lajka” nuk kanë strategji për t’u përballur me qentë endacak, thotë kryetari i Komunës së Aerodromit Timço Mucunski, pasi dje një tufë qensh sulmuan një njeri dhe kafshën e tij shtëpiake, njofton Portalb.

Ai shton se dhjetëra qen rruge e kanë sulmuar dhe shyqer qenin të cilin pronari i tij e qëtiste me zinxhir.

“Ne, si vetëqeverisje lokale, në periudhën e kaluar ndajmë mjete të konsiderueshme nga buxheti personalë të cilat transferohen në buxhetin e Qytetit të Shkupit, me qëllim që në mënyrë efikase të ballafaqohet me këtë problem. Disa herë, nga ana ime është kërkuar që administrata e qytetit të ndërmerr masa për zgjidhje të këtij problemi. Për fat të keq, komentet e përditshme, fotografitë dhe xhirimet nga terreni tregojnë se ata nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për këtë problem i cili është tërësisht në kompetencë të tyre”, thotë Mucunski.

Mucunski potencon se Komuna e Aerodromit do ta rishqyrtojë vendimin me të cilin ndahen mjete për këtë qëllim, nëse udhëheqësia aktuale e Qytetit të Shkupit në periudhën e ardhshme nuk arrin të gjejë zgjidhje.

“Sinqerisht më vjen keq për të gjithë shqetësimet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe pikërisht për këtë arsye edhe njëherë kërkoj që Qyteti i SHkupit urgjentisht të ndërmerr masa për zgjidhje adekuate të këtij problemi, i cili për fat të keq çdo ditë eskalon”, thotë Mucunski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button