VMRO-DPMNE: Funksionarë dhe persona të afërt me Grubin fshehin pronë luksoze në fletëpronësitë

VMRO-DPMNE-ja opozitare sot, siç paralajmëroi, vazhdoi me publikimin e hollësive të reja për personat e afërt me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi të cilët, siç pohojnë nga partia, udhëheqin biznese të mëdha, ndërsa këtë ua mundësojnë funksionarë të BDI-së nëpër institucione, njofton Portalb.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në konferencën e sotme për shtyp publikoi dokumente lidhur me pronën e drejtoreshës së Byrosë për metrologji Merita Mustafai, e cila është kuadër i BDI-së. Partia opozitare e përmend Mustafain lidhur me akreditimin që firma “Metrolab” e ka marrë për kryerje të inspektimit të matësve për volumin dhe prurjen e lëndëve djegëse të lëngëta dhe kalibrimin e pompës së gazit të lëngshëm të naftës.

Kompania, siç tha dje Lefkov, është themeluar nga Ermir Imami, i cili ka qenë i punësuar si punonjës sporteli tek vëllai i zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, Veton Grubi.

Duke cituar nenin 6 nga Ligji për metrologji, Byroja në krye të së cilës është Mustafai merr pjesë në procedurën për akreditim të laboratorëve për kalibrim dhe testim dhe kryen mbikëqyrje mbi punën e subjekteve juridike të autorizuar për kryerje të punëve të caktuara nga sfera e meteorologjisë. Person i tillë juridik, thonë nga VMRO-DPMNE-ja, është “Metrolab”.

“Byroja për metrologji është me rëndësi të veçantë në gjithë procesin, për këtë arsye sot do të prezantojmë fakte, se kush është Merita Mustafai, drejtoreshë e Byrosë për metrologji, çfarë fshihet pas saj dhe çfarë prone ka. Merita Mustafai nga BDI-ja, e cila ia mundëson biznesin personit të afërt me familjen Grubi, në fletëpronësinë e saj ka paraqitur dy banesa në Tetovë dhe një automjet terrenik ‘shevrolet kaptiva’, të gjithë në emër të bashkëshortit të saj, por edhe dy kredi, prej të cilëve njëri është baras me vlerën e banesës në Tetovë, e cila është blerë të njëjtin vit kur është marrë kredia. Fletëpronësia e këtilla nuk është kontestuese derisa nuk kuptohet fakti se bashkëshorti i Merita Mustafait, Elmir Mustafai posedon haciendë luksoze në Kodrën e Diellit prej mbi 150 metra katrorë”, tha Lefkov.

Një kompani e re e një personi të afërt me Artan Grubin ka marrë akreditim për servisimin e pikave të karburantit, vallë për të dy herë është ndryshuar tarifa e shërbimeve. Derisa populli varfërohet, njerëz të afërt me funksionarët e pushtetit grumbullojnë miliona dhe prona, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Persona të afërt me kryeministrin joformal të qeverisë artan Grubi janë dëshmi më e mirë për këtë. Njëherit, Ermir Imami i punësuar në agjencinë turistike në pronësi të familjes Grubi më 16.09.2021 ka formuar firmën ‘Metrolab’ për servisim të pistoletave për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit. Kjo kompani pas 4 muajve fiton akreditim nga ana e institucioneve për kryerje të inspektimit të matësve për volumin dhe prurjen e lëndëve djegëse të lëngëta dhe kalibrimin e pompës së gazit të lëngshëm të naftës. Ky pronar i madh i kompanisë ka vazhduar të punojë në firmën e familjes Grubi deri në momentin kur është marrë vendimi për ndryshimin e lartësisë dhe mënyrës së pagesës së kompensimit për shërbimet, vendim i sjellë nga Byroja e Meteorologjisë ku drejtoreshë është kuadri i BDI-së, Merita Mustafai“, thunet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja pyesin se nëse Artan Grubi ka ndikuar mbi Imamin që të themelojë kompani për servisim, se nëse pastaj ka ndikuar që kjo kompani të marrë akreditim, se nëse pastaj ka ndikuar që të nryshojë tariforja e shrbimeve në interes të kompanisë “Metrolab”.

“Këto janë pyetjet të cilat Grubi duhet t’u përgjigjet në opinion. Kovaçevskin nuk e pyesim për shkak se ai nuk guxon të flasë asgjë në këtë temë”, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov dje paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.

Në lidhje me Grubin, Lefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button