Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Konferencën e Mynihut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me një delegacion qeveritar, do të marrë pjesë në konferencën e sivjetme të Mynihut, e cila mbahet nga 17 deri në 19 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të kësaj konference, Kovaçevski do të realizojë takime me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetëror dhe organizata ndërkombëtare, ndërsa do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësiae procesit eurointegrues në kushte të trazirave politike.

Kovaçevski – Brishto: Ardhmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE

Kovaçevski, në kuadër të kësaj konference, realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Liderët e dy shteteve konfirmuan raportet miqësore mes dy vendeve si dhe synimin për intensifikimin e bashkëpunimit të periudhën vijuese. Ai gjatë takimit, theksoi se, ardhëmria e vetme stabile dhe prosperuese e vendeve nga Ballkani Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Integrimi i vendeve ballkanike në familjen e madhe evropiane është nevojë reale e rajonit, konkluduan dy bashkëbiseduesit.

Kovaçevski – Vuçiqi: Serbia dhe RMV-ja punojnë për rajon stabil prosperues

Kovaçevski në Mynih takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç njoftojnë nga Qeveria, në këtë takim u ndanë angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimit të shoqërive demokratike për rajon stabil dhe prosperues. Kovaçeski dhe Vuçiq potencuan se, eurointegrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.

“Dy bashkëbiseduesit përshëndetën ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga Ballkani Hapur, me të cilat përfundimisht bëhet realitet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë të mund të punojnë në cilën do nga tre shtetet, pa leje pune”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në fokus të Konferencës së Mynihut për siguri, këtë vit do të jetë ristrukturimi botëror, i shkaktuar para së gjithash nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në mesin e çështjeve që do të jenë në fokus të diskutimeve në Mynih është – si duket bota një vit pas fillimit të invazionit, a është lufta pararojë e një bote më të dhunshme ku mbizotëron mosndëshkueshmëria apo lufta mund të jetë katalizatorë për kthimin botëror të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button