Mbi 45 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, një burrë në Hataj mbijetoi 278 orë nën rrënoja

Numri i të vdekurve në tërmetin katastrofal në Turqi dhe Siri tejkaloi 45 mijë, por pritet që bilanci tragjik të jetë më i madh sepse, vetëm nëpër Turqi janë shkatërruar 264 mijë banesa. Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit, mbrëm u nxorrën nga rrënoja  tre të mbijetuar , përfshirë edhe Hakan Jashinoglu, i cili u shpëtua në provincën jugore Hataj, pas 278 orëve të plota, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të fundit, të Turqi kanë vdekur më së paku 39.672 persona, si dhe mbi 5.800 në Siri, e cila tash më disa ditë nuk ka publikuar numra të reja.

Edhe pse shumica e ekipeve ndërkombëtare të shpëtimi u larguan nga zona e gjerë e tërmetit, ekipet vendore vahdojnë të kërkojnë nëpër rrënonat e ndërtesave të shkatërruara, me shpresë se do të gjejnë ende të mbijetuar. Ekspertët thonë se, numri më i madh i shëptimit të personave ndodhë në 24 orët e para pas tërmetit.

Organizatat humanitare thonë se, të mbijetuarve do t’u duhet ndihmë me muaj, sepse pjesa më e mdhe e infrastrukturës kyçe është shkatërruar. Turqia dhe Siria nuk kanë dalë me vlerësime se sa njerëz edhe më tej janë të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button